Barcelona regjistron katër nga pesë transferimet e verës

Ajo që dukej e pamundur vetëm pak ditë më parë është tashmë zyrtare: Barcelona ka mundur të regjistrojë katër nga pesë transferimet e verës. Kontratat e Robert Lewandowski, Franck Kessie, Raphinha dhe Andreas Christensen janë aprovuar nga La Liga dhe blaugranët e rinj mund të thirren nga Xavi Hernandez për ditën e parë të kampionatit në shtëpi kundër Rayo Vallecano këtë të shtunë (21:00).

 

Megjithatë, një lojtar mungon: Jules Kounde. Por asnjë surprizë e keqe: në të vërtetë, sipas Mundo Deportivo , qendërmbrojtësi francez nuk është ende në 100% të aftësive të tij fizike dhe do ta shikojë ndeshjen e shokëve të skuadrës nga tribuna.