Pasi plagosi inspektorin e IMT-së që i prishi banesën, 55-vjeçari qëlloi edhe romin që donte të mblidhte hekurat

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja me armë zjarri në Tiranë ku mbeti i plagosur inspektori i IMT-së, Ilirjan Gavelli pasi i prishi shtëpinë Qani Muçës. Ky i fundit, kundërshtonte shembjen e shtëpisë së tij dhe situata ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Burime për Syri.Net bëjnë me dije se Qani Muça ka qëlluar me armë edhe një shtetas rom i cili i shkoi në banesën e prishur për të marrë hekurat që kishin mbetur pas shkatërrimit.

Mësohet se ai e ka qëlluar me armë por plumbi nuk e ka prekur. Policia ka sekuestruar armën e krimit ndërsa autori do merret në pyetje.