VIDEO/ Masakër në Malin e Zi, 34-vjeçari vret 10 persona, mes tyre 4 fëmijë
Në Cetinje të Malit të Zi, në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë janë plagosur, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, siç konfirmojnë Shërbimi Publik i Malit të Zi nga Administrata e Policisë.
Siç raporton Telegraf.rs , në mesin e 11 të vrarëve ishin edhe katër fëmijë.
Siç mëson RTCG, tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë.
Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë, i cili në përleshje me ta, ka mbetur i vrarë.
4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Sipas informacioneve jozyrtare, agresori është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.
Sipas mediave bëhet fjalë për Vuçko Boriloviqin nga Cetinja.
Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, shkruan Vijesti.