Plagosja e inspektorit të IMT-së pas shembjes së një banese, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Syri.Net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos inspektori i IMT-së, Ilirjan Gavelli pasi u ekzekutua vendimi për shembjen e banesës në pronësi të Qani Muçës.

Ky i fundit nuk ishte dakord dhe nxorri armën duke plagosur në bark inspektorin. Në pamje duket se kanë mbetur vetëm inertet pasi IMT e ka çuar deri në fund vendimin, megjithëse nuk dihet ende arsyeja përse u shemb kjo banesë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia që ka bërë të mundur arrestimin e 52-vjeçarit.