'Lufta e ftohtë’ mes Nicola Peltz dhe Victoria Beckham, Brooklyn bën veprimin e papritur ndaj bashkëshortes së tij

Brooklyn Beckham po mban anën e gruas së tij!

Ylli 23-vjeçar postoi në InstaStory një foto që tregonte tatuazhin e tij më të ri kushtuar Nicola Peltz, me të cilin u martua në prill .

Beckham shkruan se ai “surprizoi zemrën e tij” me tatuazhin që thotë “i martuar” me shkrim të madh përgjatë pjesës së jashtme të kyçit të dorës së majtë – e cila u bë nga artisti i tij i tatuazheve, Dr. Woo.

Duket se Peltz, ishte e lumtur me surprizën e bashkëshortit, pasi Beckham gjithashtu ndau një foto të një shënimi të ëmbël nga gruaja e tij që shprehte se sa “krenare” dhe “me fat” është ajo.