Mungon vetëm zyrtarizimi, Diego Costa rikthehet në LaLiga

Diego Costa kthehet në kampionat spanjoll me fanellën e Rayo Vallecanos. Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është e sigurt që sulmuesi do të riveshë fanellën e klubit bardhekuq pas 10 vitesh.

 Sipas asaj që shkruan “Marca”, presidenti Raúl Martín Presa ka bërë një sakrificë ekonomike për të përballuar pagën e sulmuesit, ashtu siç ndodhi sezonin e kaluar me Falcaon.

Ish-lojtari i Atletico Madrid dhe Chelsea do të firmosë një kontratë 1-vjeçare ku do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon, shifër që mund të rritet nëse arrihen disa objektiva.

Kujtojmë që Diego Costa nuk ka luajtur futboll gjatë 8 muajve të fundit, që kur mbylli aventurën me fanellën e Atletico Mineiro.