Nuk përmbushi pritshmeritë e klubit, sulmuesi brazilian drejt largimit nga Tirana

Braziliani Devid de Silva nuk arriti që të përmbushë pritshmëritë e klubit sezonin e kaluar dhe është shumë pranë largimit nga skuadra e Tiranës në prag të fillimit të kampionatit.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, braziliani nuk është paraqitur në stërvitjen e skuadrës bardheblu ditën e djeshme.

Largimi i brazilianit duket se është i paevitueshëm dhe sipas të përditshmes, drejtuesit e Tiranës i kanë kërkuar lojtarit që të ndërpresin bashkëpunimin në mënyrë konsensuale