Merr fund pengmarrja në bankë, autori del me 30 mijë dollarë dhe kthehet në hero!

Një libanez mori peng për disa orë punonjësit dhe klientët në një bankë në Bejrut, pasi iu refuzua që ai të tërhiqte kursimet e tij prej rreth 200 mijë dollarësh.

Autoritetet thanë se 42-vjeçari Bassam al-Sheikh Hussein u fut në degën e bankës me një armë gjahu dhe një shishe me benzinë, duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes nëse nuk do të lejohej të tërhiqte paratë e tij.

Mes krizës ekonomike, banka Federale e Libanit ka vendosur kufizime në sasinë e parave që klientët e saj mund të tërheqin nga kursimet e tyre.

Megjithatë, Hussein e refuzoi një “jo” si përgjigje, duke kërkuar që banka ta lejonte të tërhiqte paratë e tij për të paguar faturën e spitalit për babain e tij të sëmurë, ndërsa mori peng të pranishmit në bankë.

Pas disa orësh negociatash, ai pranoi pasditen e së enjtes një ofertë nga banka për të marrë një pjesë të kursimeve të tij, sipas mediave lokale ai pranoi të merrte 30 mijë dollar.

Me dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë bankës në mbështetje të pengmarrësit, duke e vlerësuar atë si një hero për qëndrimin e tij ndaj bankave gjatë krizës financiare që ka përfshirë vendin./A2