Durrës, humb jetën nga rryma elektrike një 29-vjeçare

Një tjetër fatkeqësi ka ndodhur nga goditja e rrymës elektrike. Këtë radhë në Durrës, ku e vdekur ka mbetur një 29-vjeçare.

"Rreth orës 7:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H, 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha Policia vendore.