FOTOLAJM/ Sulmuesi i bardhebluve lë pas problemet me COVID-in, Seferi rikthehet te Tirana

Taulant Seferi ka lënë pas problemet me COVID-19 që detyruan sulmuesin të mungonte në disa seanca stërvitore të kampionëve të Shqipërisë.

25-vjeçari i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në ditën e sotme dhe duket gati të rikthehet të luaj për bardheblutë.

Një lajm i mirë ky për teknikun Orges Shehi që sheh ti rikthehet në dispozicion një nga elementet më të rëndësishëm të skuadrës.