Urimi i Travis Scott në ditëlindjen e 25-të të Kylie ishte më i ëmbli që kemi dëgjuar

Kylie Jenner mbushi plot 25 vite jete!

Sigurisht që kjo nuk mund të anashkalohej në mediat rozë të cilat ditën e djeshme mbushën portalet me fotot nga miliarderja më e re në moshë e cila përmes disa postimeve në profilin zyrtar të Instagramit ndau me ndjekësit disa nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e saj.

Padyshim që nuk kishte as si të mungonte një urim nga partneri i saj, Travis Scott i cili e ka uruar Kylie-n në mënyrën më origjinale të mundshme.

Postimi i parë i tij paraqiste një gjysmë portret të Kylie në diell dhe pa makeup teksa shkruante thjesht “Gëzuar”, i ndjekur nga një tjetër foto e Jenner-it mbi të cilën ai shkroi “F**kkkkking”, dhe më pas një video e saj duke ecur në një korridor me një fustan të verdhë, të cilit i shkruante “Ditëlindje, (emoji me zemër kafe).”

Scott e ndoqi këtë varg postimesh me një fotografi tjetër gjatë asaj që duket të jetë një sesion fotografik, mbi të cilën ai shkroi thjesht “Ditëlindja” së bashku me disa emoji.

Kjo u pasua nga një foto romantike e dyshes së tyre në një event publik ku Jenner shikon Scott-in teksa i puth dorën.

“Kjo është ajo që unë dua tani,” shkroi Scott në foto. Postimet e ditëlindjes vijnë disa ditë pasi Jenner dhe vajza e tyre 4-vjeçare, Stormi Webster, ishin për të mbështetur Scott gjatë kthimit të tij të madh në Londër.