Kërkohet nga Barça, Bernardo Silva tremb Cityn: Ndihem mirë në Manchester, por...

Bernardo Silva është në shënjestër të Barcelonës, e cila po përpiqet në çdo mënyrë ta rrëmbejnë nga Manchester City për ta sjellë në Spanjë.

E ardhmja e portugezit nuk është ende e qartë, pasi vetë mesfushori shpjegon për “ESPN”: “Gjithmonë e kam thënë që ndihem shumë mirë këtu në Manchester, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të shohim! Me klubin kam qenë gjithmonë i sinqertë. Ata e dinë çfarë dua unë, kam qenë gjithmonë i hapur me drejtuesit.

Do të jem i lumtur edhe nëse qëndroj, do e respektoj Manchester City duke dhënë maksimumin tim. Nëse nuk do jetë kështu, ky është futbolli… Të shohim çfarë do të ndodhë në vijim”, deklaroi mesfushori ofensiv, i cili luan edhe si sulmues i djathtë.