Liverpool rinovon kontratën me Harvey Elliot

Liverpool njoftoi këtë të enjte se mesfushori 19-vjeçar Harvey Elliot ka rinovuar kontratën e tij “afatgjate”, pa bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës.

“Është shumë mirë që do të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Është klubi im i fëmijërisë dhe nuk ka asgjë në këtë botë që më bën më të lumtur dhe më të emocionuar se kjo’’ ka thënë lojtari, transmeton IndeksOnline

I formuar në Fulham, Elliot mbërriti te të kuqtë në 2019/2020, pasi atë vit kishte luajtur për ekipet U-19 dhe 21 B dhe gjithashtu luajti tetë ndeshje për ekipin kryesor.