Meta shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Nimet Isufi

Ish-Presidenti Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Nimet Isufi.

“Me hidhërim mësova për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit profesionist Nimet Isufi. Duke ndarë dhembjen me familjen, miqtë dhe të gjithë kolegët gazetarë, ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera!  I paharruar kujtimi!” shkroi Meta në Fb.

Gazetari Nimet Isufi nga Shkodra ndërroi jetë papritur nga një atak kardiak në moshën 42-vjeçare. Ai ka punuar  me vite si gazetar në disa gazeta në Tiranë, si "Republika", "Metropol" derisa kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun në Universitetin Epoka.