VIDEO/ Polombarët zhyten në Seman për trupin e 14-vjeçarit, vite më parë i qe mbytur edhe vëllai

Polombarët janë zhytur në ujërat e Semanit për të kërkuar trupin e 14-vjeçarit nga fshati Suk 1 i Fierit, që duket se është mbytur pasditen e djeshme duke peshkuar.

Sendet e tij personale janë gjetur në breg, por jo trupi.

Shërbimet e RENEA nga ana tjetër kanë nisur kontrollin e zonës.

Fatkeqësia në familjen e Novruz Sakos është e madhe, sepse 12 vjet më parë është mbytur edhe një djalë tjetër, vëllai i adoleshentit që është duke u kërkuar në ujë.

Gjendja ekonomike e familjes është e vështirë; nëna mbledh ndonjë kanaçe, tregoi një bashkafshatar, kurse djemtë punonjë kur gjejnë punë nëpër sera.