Publikohet ‘trailer’-i i pjesës së tretë të filmit '365 Days'

Ndodh jo shpesh që filmat të kalojnë çdo pritshmëri si të fansave por dhe të stafit krijues dhe fenomeni “365 Days” ishte një ndër to. Thrilleri erotik menjëherë sapo u publikua theu rekordet e shikueshmërisë ne platformën “Netfix” dhe u pëlqye tepër nga publiku.

Filmi mbështetet në romanin e autores Blanka Lipinska me të njëjtin titull dhe na sjell vazhdimin e historisë së çiftit Massimo(Michele Morrone) dhe Laurës(Anna-Maria Sieklucka).

Mirëpo, së fundmi është publikuar dhe traileri i “The Next 365 days”.

Epo tashmë imagjinata juaj do ngacmohet akoma edhe më tepër nga seria e radhës. Laura u qëllua me armë në fundin e pjesës së dytë duke mos ditur askush për fatin e saj.

Kujtojmë se filmi i parë nuk u prit aspak mirë nga kritikët duke dhënë vlerësime nga më të ulëtat por ishte publiku ai që garantoi suksesin absolut.

Filmi i parë tregoi historinë e një gruaje të re të quajtur Laura e cila është e burgosur nga një mafioz sicilian i quajtur Massimo për 365 ditë, me qëllimin që ajo të dashurohet me të.

Sipas People, “365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-she në 90 vende të botës dhe ishte filmi më i shikuar në platformë pas debutimit të tij.