Prag tragjedie në Vlorë/ Burri gjuan me kallashnikov brenda banesës për të vrarë gruan në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 50 vjeçar ka kanosur me kallashnikov gruan brenda banesës së tyre.

Sipas njoftimit të policisë, burri kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, si dhe disa orë më vonë kanë bërë të mundur edhe arrestimin e burrit.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kanina". 

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.    

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.