Erzeni zyrtarizon marrëveshjen me mesfushorin brazilian

 

Një mesfushor shkatërrues nga Brazili për Erzenin. Klubi shijakas ka zyrtarizuar këtë të mërkurë marrëveshjen me Alan Calbergue, një lojtar 24-vjeçar që luan para mbrojtjes.

Futbollisti në fjalë sezonin e kaluar ka luajtur për ekipin Monte Azul . Ai është afrimi i radhës i Erzenit, me skuadrën shijakase që është në garë me kohën për të ndërtuar një ekip konkurrues për sezonin e ri, që starton pas 10 ditësh.