Hyn në fuqi embargoja e qymyrit, ekonomia ruse pëson goditje të fortë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk do të lejohen të importojnë më qymyr nga Rusia pas përfundimit të periudhës kalimtare për embargon e bllokut në mesnatën e së mërkurës.

Embargoja ishte pjesë e paketës së pestë të sanksioneve të rënë dakord nga BE në prill dhe do të jetë në fuqi nga e enjtja e tutje.

Vendet e BE-së kishin rënë dakord për një periudhë kalimtare prej 120 ditësh për t'i dhënë industrisë kohë për t'u përshtatur me ndalimin e importit. Qëllimi është të dobësojë ekonominë ruse në mes të pushtimit të Ukrainës.

Komisioni Evropian tha në prill se embargoja e qymyrit mund t'i kushtojë Rusisë rreth 8 miliardë dollarë në vit.