Nuk e njihte askush, Loredana dikur 'figurante' në klipin e Ylli Limanit

Loredana Zefi dhe Yll Limani janë dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit pas bashkëpunimeve të tyre të fundit. Por miqësia e krijuar mes tyre paska nisur 5 vite më parë.

Sot Loredana konsiderohet si një nga reperet më të njohura, por dikur ajo ka qenë protagoniste në një nga klipet e vetë Ylli Limanit. Edhe pas 5 vitesh, “Ke pi sonte shumë” mbetet një prej këngëve më të veçanta të Yllit.

Shkak është bërë Loredana dhe pjesëmarrja e saj në klip që kënga të bëhej virale në TikTok. Në kohët e klipit Loredana nuk e ka pasur famën që ka tani dhe shihen qartë ndryshimet e saj në pamje.

Kujtojmë se Loredana zbuloi detaje të reja nga marrëdhënia saj me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.