Zyrtare/ Fili firmos për dy vite në kampionatin ukrainas
Realdo Fili ka nënshkruar me ekipin e Chernomorets Odessës në Ukrainë.
Pas një eksperience 2 vjeçare në kampionatin rumun në radhët e Botosanit, mesfushori 26 vjeçar vendosi ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit ukrainas, ku për dy vite do të jetë pjesë e Odessës, një qytet që ka qenë në sulme të vazhdueshme të Rusisë që prej shkurtit të këtij viti.
Në të shkuarën në këtë klub është aktivizuar edhe sulmuesi Elis Bakaj.