Ilir Meta krah artistit të mirënjohur: Kënaqësi kur dëgjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale me aktorin e njohur të estradës, Albano Bogdo.

Meta është shprehur se është kënaqësi kur dëgjon ide e sidomos kritika nga një shpirti i lirë artisti.

Nuk dihet nëse artisti i mirënjohur pritet të marrë post drejtues në partinë e Lirisë por në ditët e fundit pas zhveshjes nga kostumi i presidencës Meta është shfaqur aktiv si kurrë më parë në politikë.

Postimi i Metës:

"Kënaqësi kur degjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë.

Albano Bogdo nuk është vetëm një aktor shumë i dashur humori, por dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik"- shkruan Meta

Albano ishte një nga zërat më të fortë kundër prishjes së teatrit nga Erion Veliaj me Edi Ramën por edhe në reagimet e tij kundër padrejtësive që po ndodhin dita ditës në këtë vend.