Zyrtare/ Werner rikthehet në shtëpi, detajet e kontratës

Timo Werner rikthehet sërish në Gjermani tek Leipzig, pas një aventure  2 vjeçare tek Chelsea në Angli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman ku i uron mirëseardhjen golashënuesit të saj më të mirë në histori (95 gola). Sulmuesi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Leipzig.

Dy vjet pasi u shit tek londinezët në këmbim të 53 milionë eurove, klubi gjerman do të paguajë rreth 30 milionë euro për kartonin e Werner.