VIDEO/ Familja 3 anëtarëshe rrezikoi të mbytej në det, shpëtohen nga dy vrojtues

Një tjetër ngjarje ka ndodhur në bregdetin e Spilles, kur një çift që kishin shkuar me pushime janë futur në det bashkë me djalin 4 vjeç.

Por deti ka pasur dallgë duke bërë që familja të mos mundte të dilte dot në breg.

Vrojtuesi Rodrik Martiri i ka parë me dylbi familjen që po bënin me duar duke kërkuar ndihmë dhe kanë vrapuar për të marrë kolegun tjetër Festim Sula.

Të dy më pas i kanë shkuar në ndihmë familjes 3 anëtarshe, duke i nxjerrë në breg me një varkë pedalon.

Si fëmija edhe dy prindërit, përveç tronditjes nuk kanë pasur probleme të tjera.