Manchester United dëshironte Arnautovic si zëvendës CR7, tifozët dalin kundër

 

Marko Arnautovic nuk është më një objektiv për Manchester United.

Siç raportohet nga “The Athletic”, marrëveshja është zhdukur për dy arsye të veçanta, kostoja e operacionit dhe ankesat e tifozëve, të cilët nuk e donin këtë transferim.

Tifozët nuk mund ta përtypnin dot faktin se austriaku do të ishte zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos.