Ia ngulën brinjët ne qafë/ Burri në Spanjë filmohet duke u sulmuar nga demat

Ky është momenti kur një burrë në Spanjë lufton për jetë, pasi goditet në qafë nga demi i cili ia ngulë brinjët gjatë festivalit tradicional me dema.

37-vjeçari i identifikuar si Jose Ramon Bronte Les, kishte gjakderdhje të madhe dhe po luftonte për jetë, kur u rrëzua në tokë dhe iu vërsul një dem tjetër që vazhdimisht e godiste, transmeton Telegrafi.

Megjithatë u shpëtua nga një kirurg kardiovaskual nga Italia, i cili rastisi të jetë për pushime në Spanjë dhe kishte shkuar për ta ndjekur nga afër ngjarjen.

Ai e dërgoi me urgjencë në spital dhe arriti fillimisht t’ia ndalë gjakderdhjen, dhe më pas t’i qep plagët e shkaktuara nga brinjët e demave.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytezën Arguedas në jug të Pamploma të Spanjës.