Aksident në aksin e ri Kardhiq-Sarandë/ BMW-ja përplaset me Benz-in, 5 të plagosur mes tyre 3 të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e ri rrugor Kardhiq-Sarandë, ku një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur. Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.