Lufta në Ukrainë/ Pentagoni: Numri i ushtarëve rus të vrarë është deri në 80.000

Ushtria ruse ka pësuar afërsisht 70.000 deri në 80.000 viktima që kur sulmoi për herë të parë Ukrainën në fund të shkurtit, tha të hënën (8 gusht) zyrtari më i lartë i politikës së Pentagonit.

“Në radhët e ushtrisë ruse ka një numër të madh viktimash’ u tha gazetarëve Colin Khal nënsekretari i Departamentit të Mbrotjes për Politikën.

‘Ka shumë mjegull në luftë por mendoj se është e sigurtë e rusët kanë 70.000 deri në 80.000 viktima në më pak se gjashtë muaj luftë. Ky numër është një kombinin i të vrarëve në aksion dhe të plagosurve në aksion’

Kahl tha se numri i viktimave ruse është "i jashtëzakonshëm"  i lartë duke pasur parasysh se Moska "nuk ka arritur asnjë nga objektivat e Vladimir Putin" që nga pushtimi i Ukrainës gjashtë muaj më parë. 

Ai ia atribuoi shifrat e zymta moralit dhe vullnetit ukrainas për të luftuar, të cilin ai tha se është "i padiskutueshëm dhe shumë më i lartë se ai i ushtarëve rus".