FOTO/ Ilda Bejleri zbulon portretin e vajzës së porsalindur

Ilda Bejleri ka publikuar fotografinë e parë të së bijës, vetëm pak orë pasi u bë i ditur lajmi se moderatorja është bërë nënë.

Ilda e pagëzoi vajzën me emrin Siena dhe ka ndarë dhe imazhin e parë të vogëlushes.

 

“Siena jonë është këtu”, shkruan ajo teksa ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët.

 

Kujtojmë që moderatorja është treguar gjithmonë shumë hermetike sa i përket jetës personale, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë.