Nis numërimi mbrapsht, Timo Werner rikthehet në Bundesligë

Timo Werner është shumë pranë rikthimit në Bundesligë te skuadra e RB Leipzig. Sipas asaj që shkruan “Sky Sports” sulmuesi do të udhëtojë gjatë kësaj jave në Gjermani për të firmosur kontratën e re.

Ka kohë që dy klubet po negociojnë dhe në orët e fundit është gjetur marrëveshja me Chelsea për transferimin përfundimtar në Bundesligë.

26-vjeçari u ble nga “blutë” e Londrës për 53 milionë euro para dy vitesh, por rendimenti i tij ka qenë nën pritshmëri, ku ka realizuar vetëm 23 gola në 89 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.