Ndërron jetë aktorja e mirënjohur

Olivia Newton-John ka vdekur në moshën 73-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit. Aktorja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore mëngjesin e sotëm, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë. Bashkëshorti i saj, John Easterling konfirmoi lajmin e trishtë.

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit.”, ka shkruar bashkëshorti i saj.

Aktorja mundi dy herë kancerin e gjirit, por u diagnostikua përsëri në vitin 2017.