Sanchez largohet nga Interi, sulmuesi kilian nis aventurën e re me klubin francez

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi kilian, Alexis Sanches ka nënshkruar sot të gjitha dokumentet për shkëputjen e kontratës me Interin.

Pas kësaj, Sanchez do të udhëtojë këtë javë drejt Francës për të kompletuar transferimin te Marseille.

33-vjeçari me klubin nga Ligue 1 do të nënshkruajë si lojtar i lirë.

Alexis Sanchez ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë me Marseille deri më 30 qershor 2024.