‘Qarku i Shkodrës në flakë’/ 3 vatra zjarri aktive, një lagje e tërë në Bërdicë rrezikon të digjet

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Në këtë qark janë aktive 3 vatra zjarri, konkretisht në Bardhaj, në Berdicë dhe në Velipojë.

Në fshatin Bardhaj një vatër masive zjarri e cila po përhapet me shpejtësi.

Në Berdicë një lagje rrezikon të digjet, rrezikohen disa banesa në lagjen Masmalaj.

Në vendngjarje ndodhet 1 mjet zjarrfikës, por e ka të pamundur shuarjen e flakëve. Eshtë shfaqur edhe një vatër tjetër në Velipojë pranë rezervatit.