FOTOLAJM/ Pamje të trishta nga peshkimi i ndaluar me korent në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës

Vazhdon peshkimi i ndaluar me korent në liqenin e Shkodrës dhe në lumin e Bunës.

Ky lloj peshkimi rrezikon jo vetëm zhdukjen e peshkut, por edhe të shumë specieve të tjera që jetojnë në këto habitate.

Është kaq e trishtë të shikosh këto imazhe, sidomos në qytetin e kulturës. I bëjmë thirrje Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të marrin masat.

Mos prisni të alarmohen organizatat mjedisore të huaja që të reagoni.