Kapet mat çifti më i ri i showbizit

Një çift i ri i është shtuar showbizit dhe nuk ka më dyshime pas këtyre fotove.

Selena Gomez dhe Andrea Iervolino janë kapur mat gjatë pushimeve të tyre në një jaht në Positano, Itali.

 

Aktorja dhe producenti italiano-kanadez u fotografuan nga paparacët dhe dukeshin shumë të afërt.

Madje ata kanë festuar edhe ditëlindjen e 30 të Selenës bashkë me një grup miqsh, në brigjet e Amalfit.

Paparacët kanë kapur një moment kur Andrea, 34 vjeç i ka dhuruar një puthje Selenës.

Selena në një intervistë së fundmi tha po mendon të largohet nga aktrimi për tu fokusuar tek jeta personale. “Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë. Do lodhem nga e gjithë kjo, kështu që me siguri do i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë", tha ajo.