VIDEO/ Meta: Eksodi vazhdon! Sovrani duhet të marrë në dorët fatet e veta

Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kujtoi sot 31-vjetorin e largimit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.

Duke postuar pamjet e anijes ‘Vlora’, Meta shkruan se largimi masiv mbetet një plagë e madhe për vendin.

“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes "Vlora" nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë,” shkruan Meta.