Prej kohësh, prokurorët e zgjedhur nga lobimi i miliarderit George Soros janë kthyer në shqetësim në SHBA. Këta prokurorë liberalë drejtojnë akuzën në qytete të mëdha, që mbulojnë 70 milionë banorë.

Por politikat liberale të Sorosit kanë sjellë një rritje alarmante të krimit.

Për këtë arsye, senatori republikan Marco Rubio ka propozuar një nismë ligjore kundër prokurorëve të Sorosit.

Por nisma e tij është rrëzuar nga Demokratët në Senat.

Kujtojmë se Soros ka shpenzuar plot 40 miliardë dollarë për të zgjedhur prokurorët e tij në SHBA.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/August/07/auto_New_Project_31659893693.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Senatori Republikan: Demokratët bllokuan propozimin që detyron prokurorët e Soros të fusin në burg kriminelët

Senatori republikan i Floridas Marco Rubio ka denoncuar ditën e sotme faktin se, senatorët demokratë bllokuan nismën e tij kundër nismës së George Soros.

Ky i fundit mbështet prokurorët që japin dënime të lehta për personat që përfshihen në krime. 

Nisma e Rubio synonte shtimin e burimeve për autoritetet vendore të zbatimit të ligjit që të arrestojnë dhe mbajnë pas hekurave kriminelët e dhunshëm.

‘Demokratët sapo bllokuan përpjekjet e mia për të provuar dhe detyruar prokurorët e mbështetur nga Soros të fusin në burg kriminelët e rrezikshëm’, shkruan Marco Rubio në një postim të tij në Twitter, ku ka publikuar edhe një pjesë nga fjalimi i tij. 

‘Kriminelët e dhunshëm duhet të jenë në burg, jo në rrugët tona. Shumë nga komunitetet tona janë viktima të manjatëve të pasur që bërtasin parulla të zgjuara, por kurrë nuk duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Edhe një herë, demokratët i kanë kthyer shpinën zbatimit të ligjit dhe populli amerikan do të vuajë si rezultat’, tha senatori Rubio.

Demokratët sapo bllokuan përpjekjet e mia për të provuar dhe detyruar prokurorët e mbështetur nga Soros të fusin në burg kriminelët e rrezikshëm’, thotë Senatori Republikan i Floridës, Marco Rubio në postimin e tij në Twitter.