Greqi, tërmeti 4.2 ballë në Kastellorizo

Në Greqi, një tërmet me magnitudë 4.2 ka ndodhur mëngjesin e së dielës në orën 11:02 me oren lokale afer Kastellorizos, bëhet me dije sipas Institutit Gjeodinamik. 

Konkretisht, sipas zgjidhjes përkatëse automatike të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës , tërmeti ka ndodhur në orën 11:02 , me epiqendrën e vendosur 15 kilometra lindje-juglindje të Kastellorizos.

Gjithashtu, bazuar në vlerësimin automatik të lartpërmendur, thellësia fokale e dridhjeve sizmike u vlerësua të jetë vetëm 10 kilometra.