Paredes i thotë ‘PO’ Juventusit, por tani duhet të...

Futbollisti i PSG-së, Leandro Paredes ka arritur marrëveshjen me Juventusin dhe tani pritet akordi mes klubeve.

Drejtuesit e klubit italian po kërkojnë të forcojnë mesfushën e “Zonjës së Vjetër” me afrimin e fillimit të sezonit të ri. 28-vjeçari Paredes konsiderohet si zgjidhja ideale dhe tashmë klubi torinez ka arritur marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale, përfshirë pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Futbollisti dëshiron të kalojë te Juventusi dhe PSG kërkon 25 milionë euro. Nga ana tjetër, klubi nga Torino ofron 15 milionë euro plus bonuse.

Synimi i Juventusit është që të kalojë sa më shpejt në Valencia Arthur Melo për të realizuar transferimin e Paredes.