Eleni Fouriera tregon për herë të parë barkun pas lajmeve se është shtatzënë

Eleni Foureira pak kohë më parë njoftoi anulimin e turneut muzikor që do bënte në Greqi. 

Sipas deklaratës së publikuar performanca e Fouriera-s ishte anuluar për arsye shëndetësore.

Kaq u desh që këngëtarja të përflitet se mund të jetë shtatzënë.

Eleni ka reaguar duke postuar disa foto ku shfaqet në super formë nga pushimet, e veshur me fustan blu, me bikini poshtë fustanit dhe syze.

Këngëtarja tregon barkun e sheshtë duke hedhur poshtë kështu thashethemet.