", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/August/05/auto_Screenshot_2-22-780x4391659733761.png", "width": 900, "height": 507 } }

Organizata palestineze “Xhihadi Islamik” lëshon raketa drejt Izraelit

Disa raketat u hodhën drejt Izraelit të premten në mbrëmje pasi forcat e armatosura izraelite goditën disa objektiva në Gaza.

Sirena të shumta u dëgjuan ndërsa më shumë se 60 raketa u lansuan drejt Yavne, Be’er Yaakov, Ashdod, por u kapën nga Iron Dome.

Gama e synimeve u zgjerua shpejt pasi raketat u hodhën drejt Rishon Lezion, Bat Yam dhe Holon, raporton jerusalempost.

Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar për viktima. Përgjegjësinë për sulmet e mori “Xhihadi Islamik”.

Kujtojmë se forcat izraelite kanë bombarduar disa caqe palestineze në Rripin e Gazës duke vrarë 15 persona, ku mesin e tyre ishte edhe komandanti i Xhihadit Islamik Palestinez, Taisir al-Jabari.

Izraeli dhe Hamasi, i cili sundon Rripin e Gazës, kanë hyrë në luftë katër herë dhe përleshje më të vogla kanë shpërthyer disa herë në 15 vitet e fundit që kur Hamasi mori pushtetin nga forcat besnike të rivalit, Fatahut më të moderuar.