Derbi zhvendoset në merkato: Inter dhe Milan në garë për Berat Gjimshitin

Interi po kërkon një përforcim për të kompletuar prapavijën për sezonin e ardhshëm. Zikaltërit, në fakt, kanë humbur Andrea Ranocchian , i cili pas përfundimit të kontratë kaloi te Monza. Emri i preferuar ishte ai i Nikola Milenkoviçit, por Fiorentina kërkon 15 milionë euro pa përfshirjen e bonusve. Për këtë arsye, klubi milanez po shikon përreth dhe emri që synohet është ai i Berat Gjimshitit, aktualisht te Atalanta.

Mirëpo për qendërmbrojtësin shqiptar nuk interesohet vetëm Interi. Për lojtarin kuqezi, një derbi i vërtetë në merkaton mund të ndodh mes zikaltërve dhe Milanit. Në fakt, kuqezinjtë po kërkojnë edhe një përforcim në mbrojtje dhe Gjimshiti është lojtari i preferuar edhe për shkak të eksperiencës së tij në kampionatin italian. Mbetet për t’u parë...