Laporta mohon largimin e De Jong: Frenkie nuk është në shitje

Frenkie De Jong do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona. E ka theksuar edhe njëherë presidenti i klubit spanjoll Joan Laporta në një intervistë të dhënë për “New York Times”.

 Mesfushori holandez kërkon që të largohet nga Katalonja dhe synohet nga dy gjigandët e Premier League: Manchester United dhe Chelsea.

“Frenkie nuk është në shitje, është një lojtar që e vlerësojmë shumë. Ai duhet të ndihmojë klubin duke pranuar uljen e pagës, por ka një kontratë me ne dhe do ta respektojmë deri në fund”, ka thënë presidenti i Barcelonës.