Banderola e tifozëve të Shkëndijës në Suedi 'çmend' mediat serbe: UEFA thotë se ka...

Pak ditë më parë “Kurir” ka publikuar një artikull duke kritikuar reagimin e UEFA-s. Sipas kësaj media serbe, UEFA nuk dënon ashpër shqiptarët kur shpalosin banderola dhe bëjnë thirrje të ndryshme në stadium. Por tërësisht sjellje tjetër paraqitet kur serbët dhe miqtë e tyre në Europë shpalosin banderola: “Kosova është Serbi”. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në mbrëmjen e djeshme. Gjatë ndeshjes mes AIK dhe Shkëndijës së Tetovës, Ballistët kishin me vete në stadium një të vërtetë: “Kosova është Shqipëri”.

Kjo i ka tronditur serbët dhe “Kurir” ka nisur menjëherë të ankohet, duke përdorur nota ironie: “UEFA thotë se ka zero tolerancë kur vjen puna te sloganet politike, mbetet ende për të parë nëse do të ta trajtojë me të njëjtin respekt Shkëndijën siç e ka bërë me disa klube të tjera”, shkruhet në Kurir që sigurisht titullin e saj e hap me…Provokacija.