DOKUMENTI/ Ministri Çuçi me biznes skafesh, Saimir Tahiri me patentë...

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument pronësie të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se dokumenti tregon se Çuçi është pronar i subjektit 'Albanian Sailing Club'. Në këtë biznes, Çuçi zotëron mjete që jepen për lundrim për turistët.

Ndërkohë që Tomorri ka ironizuar skafin me të cilin polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia.

“Skafisti i brendshëm. Tek ky bordi ka dhe persona me background problematik. Kolegët e ministrit d.m.th. Edhe ju thoni nga u buron policeve dashuria për skafin,” shkruan ai.

Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte një patentë për skafet. Në atë kohë pati denoncime se ai e ka marrë patentën në mënyrë të parregullt.

Ndërkohë siç dihet, Tahiri i përdorte mjetet e tij në funksion të bandës së Habilajve.