Barack Obama feston ditëlindjen, urimin më special e merr nga Michelle

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, feston sot ditëlindjen. Ai mbush plot 61 vjeç dhe padyshim urimet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, më i veçanti është ai i bashkëshortes së tij, Michelle, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Obamës të para shumë viteve.

“Gëzuar ditëlindjen i dashuri im! Jeta me ty veç po bëhet më e bukur çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”, ka shkruar ajo krahas imazhit ku ish-presidenti shfaqet shumë i ri.