Dua Lipa në shtëpi, pozon në Prishtinë pak orë para nisjes së 'Sunny Hill'

Pak orë para nisjes së festivalit “Sunny Hill”, Dua Lipa ka gjetur kohë për relaks.

Ajo ka pozuar duke nxjerr kështu disa fotografi të cilat i ka publikuar në Facebook.

“Në shtëpinë time, Kosovë. Mezi pres të ju shoh sonte në #SunnyHillFestival”, ka shkruar Dua.

Sonte me fillim nga ora 20:00, në Parkun e Gërmisë do të nis “Sunny Hill”, festival i njohur ndërkombëtarisht, ku do të performojnë vetë Dua Lipa bashkë emra të njohur të skenës vendore e botërore të muzikës.

Ky festival do të zgjasë katër ditë, nga 4 deri më 7 gusht.