Plas sherri mes lojtarëve dhe trajnerit, shkak bëhet miqësorja me Milanin

Një javë më parë mes trajnerit Igor Tudor dhe brazilianit Zherson pati një përballje të ashpër në stërvitje. Te Olimpiku i Marsejës

Shkaku ishin ngarkesat e rënda që trajneri i ri po impononte në skuadër.

Dyshja për pak se nuk arriti te kontakti, por pas ndërhyrjes së klubit gjithçka u normalizua.

Të paktën në pamje të parë sepse humbja me Milanin duket sikur e ka mbushur kupën.

Lojtarët janë të lodhur dhe një delegacion i kryesuar nga kapiteni Dimitri Paje ka kërkuar një takim më presidentin Pablo Longoria për të gjetur një rrugë të ndërmjetme.

Sipas mediave franceze, atmosfera në dhomat e zhveshjes së Marsejës është e padurueshme dhe lojtarët përveçse të lodhur janë edhe të tensionuar siç u pa në miqësoren kundër Milanit ku shpesh herë situata rrezikoi të degjeneronte.