Teksa edhe pak na ndan nga ‘Sunny Hill’, Dua Lipa mbërrin në Prishtinë

Ylli shqiptar me famë botërore, e cila do të bëjë hapjen e festivalit, Dua Lipa ka arritur në kryeqytetin e Kosovës.

Mësohet se nesër Dua do të mbajë edhe një konferencë për media.

 

Kujtojmë se Dua Lipa do të performojë në festivalin Sunny Hill i cili do të mbahet në Parkun e Gërmisë më datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

 

 

Përveç disa këngëtarëve shqiptarë, në këtë festival do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë me famë botërore.