VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Kryepolicët e Ramës janë trafikantë që vrasin...

Lideri demokrat Sali Berisha zhvilloi takime me sipërmarrës e qytetarë në Vlorë për sfidat e turizmit, nga ku e cilësoi ngjarjen e Himarës si ndër më tragjiket që kanë ndodhur në vend. Berisha akuzoi Ramën se emëron në krye të policisë trafikantë droge që vrasin, ndërsa theksoi se turizmi po falimenton nga vjedhjet e qeverisë

SYRI TV

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me ekspertë, sipërmarrës dhe qytetarë në Vlorë me në fokus sfidat e turizmit.

Ky takim vjen një ditë pasi një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një shef policie në plazhin e Himarës, ngjarje të cilën Berisha e cilësoi si ndër më tragjiket.

Ai akuzoi Ramën se emëron në krye të policisë trafikantë droge që vrasin njerëz, ndërsa iu përgjigj akuzave ndaj opozitës. 

Sipas Berishës, sektori i turizmit po falimenton, dhe  plazhet janë boshatisur si kurrë më parë, për shkak të çmimeve të papërballueshme.

Kryedemokrati bëri përgjegjëse për këtë situatë qeverinë që sipas tij, po rrënon Shqipërinë dhe turizmin nga vjedhjet.

Berisha akuzoi Ramën se shkatërroi simbolin e Vlorës, Sheshin e e Flamurit.

Sipas Berishës, Shqipëria është në rrezik ekzistencial për shkak të shpopullimit, ndërsa u zotua se PD nesër në pushtet do të  ndryshojë situatën e do të ketë në fokus qytetarin. Ai e mbylli fjalën me një mesazh për shefin e qeverisë Edi Rama.